Dërgim në gjithë Shqipërinë · Samples / Decants 3ml, 5ml & 10ml

Të gjitha parfumet
Vulcan Feu nga French Avenue — parfum arab në sample 3ml, 5ml dhe 10ml | Thesari Parfumeve
Notat e parfumit Vulcan Feu nga French Avenue — piramida olfaktive | Thesari Parfumeve
Akordet kryesore të parfumit Vulcan Feu nga French Avenue — profili i aromës | Thesari Parfumeve
Parfumi origjinal të cilit Vulcan Feu nga French Avenue i ngjan (dupe / alternativë) | Thesari Parfumeve
French Avenue

Vulcan Feu

Zgjidh sasinë

Një aromë Floral, e ëmbël, tropikale dhe plot personalitet, e krijuar për ata që duan të dallohen me një prezencë të papërmbajtshme dhe joshëse. Hapja është e freskët dhe menjëherë e njohshme. Mango e pjekur dominon që në sprucat e para, e shoqëruar nga limoni, xhenxhefili dhe rrubarba, që i shtojnë një prekje pak të mprehtë e citrusore, duke krijuar një hyrje të lëngshme dhe plot jetë. Zemra e parfumit kthehet drejt ëmbëlsisë dhe lulëzimit. Piperi rozë shton një ndjesi pikante e delikate, ndërsa jasemini dhe manushaqja sjellin thellësi lulore. Praline-ja i jep një notë karamelesh të pjekura, duke e bërë kompozimin më kompleks dhe joshës, larg nga aromat e zakonshme frutore. Baza mbyll gjithçka me ngrohtësi e karakter. Fasulja tonka krijon një themel të butë e të ëmbël, druri i cedrit shton strukturë, ndërsa ambergris-i dhe myshku (moss) sjellin thellësi dhe një gjurmë të pashlyeshme që qëndron gjatë në lëkurë. Nëse kërkon një aromë tropikale, të ëmbël dhe që s'kalon pa u vënë re, Vulcan Feu është zgjedhja e përsosur për verë dhe raste ku do të dallohesh. Ideal për: verë, dalje ditore, festa, dhe dashamirët e aromave frutore-lulore me karakter të fortë e të ëmbël. Top Notes: Mango · Lemon · Ginger · Rhubarb Middle Notes: Pink Pepper · Jasmine · Violet · Praline Base Notes: Tonka Bean · Cedarwood · Ambergris · Moss Shënim: Dekantuar nga shishe origjinale. Thesari i Parfumeve nuk ka lidhje me French Avenue.