



Angham
Zgjidh sasinë
Një aromë Oriental Vanilla, kremoze, e ngrohtë dhe elegante, e krijuar për ata që kërkojnë ëmbëlsi të sofistikuar pa qenë kurrë e tepërt. Hapja është e freskët dhe pak pikante. Xhenxhefili takohet me mandarinën dhe piperin rozë, duke krijuar një start të gjallë e plot energji, që tërheq vëmendjen që në sprucat e para me freskinë dhe pikanterinë e tij delikate. Zemra e parfumit sjell kompleksitet e thellësi. Livandoja shton një notë aromatike qetësuese, praline-ja dhe kakao krijojnë një bërthamë kremoze-gourmand, ndërsa jasemini i jep një prekje lulore elegante që e ngre kompozimin drejt sofistikimit. Baza mbyll gjithçka me ngrohtësi dhe komoditet. Vanilja dominon me karakterin e saj të pasur e mbështjellës, amberi shton thellësi orientale, ndërsa myshku e rrumbullakon kompozimin me një gjurmë të butë dhe senzuale që qëndron gjatë në lëkurë. Nëse kërkon një aromë vanilje e sofistikuar, të ëmbël por të balancuar, dhe që largohet nga klishetë e zakonshme gourmand, Angham është zgjedhja ideale për çdo ditë apo mbrëmje. Ideal për: përditshmëri, mbrëmje, të gjitha stinët, dhe dashamirët e aromave oriental-vanilje me karakter të balancuar. Top Notes: Ginger · Mandarin · Pink Pepper Middle Notes: Lavender · Praline · Cacao · Jasmine Base Notes: Vanilla · Amber · Musk Shënim: Dekantuar nga shishe origjinale. Thesari i Parfumeve nuk ka lidhje me Lattafa.